Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka vazhduar sot me shpërndarjen e pakove BabyBOX për përfituesit e radhës.
Kryetari Rahimaj tha se kësaj radhe pakot përmbajnë një risi e cila përfshin edhe një baby monitor, pajisje e cila ofron mbikëqyrje të sigurt dhe të vazhdueshme të foshnjës, duke lehtësuar ndjeshëm kujdesin e prindërve në ditët dhe muajt e parë të jetës së të porsalindurit.
Përveç pajisjes së re, pakot vazhdojnë të përmbajnë të gjitha artikujt esencialë për kujdesin dhe mirëqenien e foshnjave.
“Edhe sot kemi nisur ditën me buzëqeshje, sepse çdo kuti BabyBOX shkon drejt një familjeje që sapo është rritur me një mrekulli të vogël. Investimi në familje është investim në të ardhmen”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ndër të tjera vlera e secilës pako BabyBOX tejkalon shumën prej 340 eurosh, duke nënvizuar angazhimin e Komunës për të mbështetur konkretisht familjet e reja.










