Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Drejtoreshat, Rinë Matoshi dhe Ardita Dërmaku, janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ata kanë diskutuar problemet e përbashkëta të të dy komunave, duke u munduar poashtu që të gjejnë zgjidhje nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkomunale.
Rahimaj ka thënë se nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkomunale, përpos që do të forcohet lidhja mes nesh, do të ofrohen edhe kushte më të mira për qytetarët e komunave tona.