Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin Afrim Dervishi ka vizituar komandantin e ri të Stacionit të Policisë në Kamenicë, Basri Shkodra.
Në këtë takim, Kryetari Rahimaj i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes komunës dhe policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Ndër të tjera në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në komunë, si dhe hapat e përbashkët për të garantuar një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Kryetari Rahimaj shprehu gatishmërinë e plotë që Komuna e Kamenicës të jetë gjithmonë në mbështetje të Policisë, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore për komunitetin tonë.