Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me U.D. Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Blerim Sallahu.
Gjatë këtij takimi, Kryetari Rahimaj ishte i shoqëruar nga Drejtori për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, z. Zotrim Kastrati.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi konstruktiv, me fokus të veçantë në çështjet e interesit të përbashkët ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.
Ata diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjeve, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të shërbimeve publike dhe adresimit të sfidave me të cilat përballen komunat në praktikën e përditshme institucionale.
Takime të tilla vetëm se konfirmojnë rëndësinë dhe vazhdimësinë e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, në funksion të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe më efikase për qytetarët e Komunës së Kamenicës.

