Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dje me Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi kamë nënshkruar marrëveshjen e radhës për bashkëpunim, për ndërtimin e trotuarit dhe shtegut për çiklistë që do të lidhë qytetin me fshatin Rubovc.
Kryetari Rahimaj ka njoftuar se ky projekt kap vlerën e 180,000 eurosh.
“Një projekt i tillë i cili përfshin edhe shtegun për çiklistë jep mundësinë e promovimit të një mënyre më të shëndetshme jetese, gjithashtu krijon mundësitë e zhvillimit të turizmit si dhe të çiklizmit në Kamenicë”-ka shtuar Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka falënderuar Ministrin Elbert Krasniqi për bashkëpunimin e deritanishëm.