Të dashur qytetarë të besimit mysliman, me fat Bajrami!
Bashkë me Kryetarin e Qendres Bajramin e Shefin e kabinetit Vaxhidin, urimet e para sot për Bajram i kemi ndarë me Kryetarin e BIK-ut në Kamenicë z.Ferid Dërmaku dhe hoxhën Muhamed Lecaj.
Kjo festë është sinonim bashkimi me njëri-tjetrin, e rikujtim i asaj se si duhet që solidariteti dhe bujaria të mbizotërojë.
Me fat Bajrami i Kurbanit!