Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtarin z. Armend Ahmeti i cili nga sot ka filluar punën në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndërsa për katër vite ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në këtë takim, kryetari Salihu i uroj mirëseardhje gjyqtarit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, në funksion të efikasitetit më të lartë të trajtimit të lëndëve në gjykatë.










