Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe njëherët Kryetar i Komisionit për Administrim të Gjykatave Fahret Velija dhe përfaqësues të USAID-it në Kosovë, të prirë nga Chris Thompson – Drejtori i Projektit, “Drejtësia Komerciale”.
Temë diskutimi ka qenë identifikimi i sfidave në përgjithësi me të cilat ballafaqohet Gjykata Themelore e Gjilanit, tejkalimin e tyre dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në gjykatë.
Kryetari i gjykatës Salihu shprehu gatishmërinë e plotë për një rol aktiv në secilin aktivitet të KGJK-së dhe partnerëve tjerë që për qëllim ka rritjen e performancës pozitive të gjykatës.