Të dashur qytetarë të Republikës,
Më lejoni që me kënaqësinë më të madhe t’iu urojë për besimin që i dhatë Lëvizjes dhe bëtë të mundur momentin e djeshëm historik.
Emocioni i papërshkrueshëm që patëm dje, nuk ka kaluar as sot. Por vullneti dhe entuziazmi që kemi për zhvillimin e vendit, do të jenë burim i pashterrshëm i angazhimit të secilit nga ne, që nga dje, sot e për vite me radhë.
Sepse ia dolëm! Bashkë, ia dolëm ti shohim në opozitë, ata që për kaq shumë vite e lanë në opozitë zhvilimin dhe të ardhmen tonë.
Ju falenderojë nga zemra për besimin që patët në Lëvizjen dhe për shpresën në ne që nuk e humbët asnjëherë. Ne ishim shpresa juaj, ju jeni vizioni jonë.
Bashkë për një Kosovë ashtu siç e deshtëm gjithmonë.
Me Albinin përpara, gjithmonë do të na prijë e mbara!