Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nuk beson që nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është vetëm formalitet.
Kjo pasi sipas saj, nënshkrimi nënkupton pranim, dhe në momentin që Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë atë, ajo nuk ka qenë gati që ta pranojë përmbajtjen e tij.
“Unë besojë që Bashkësia ndërkombëtare duhet ta mirëkuptojë vetë situatën që thjeshtë nuk mund të futësh në obligime të tilla me një shtet të tillë siç është Serbia dhe me një president siç ata e kanë Vuçiqin… Unë nuk besojë që nënshkrimi është vetëm formalitet, pasi nënshkrimi do të thotë pranim, në momentin që ti e nënshkruan, pra je i gatshëm ta pranosh obligimet që dalin nga aty. Momentin që ti refuzon ta nënshkruash një dokument do të thotë që ti nuk je i gatshëm ta pranosh atë. Këtë gjë e ka bërë Serbia në vazhdimësi…”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Tutje, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të insistojë më tepër që të nënshkruhet kjo marrëveshje nga ana e Serbisë.
Kjo sipas saj, në mënyrë që Serbia kurdo që të tentonte të shkeltë këtë pranim të këtij dokumenti të ndëshkohej.
“Bashkimi Evropian disa herë ka dhënë deklarata kontradiktore të cilat kanë dhënë hapësirë për të u interpretuar më tutje. Unë personalisht nuk jam aspak e kënaqur më mënyrën se si qasja ka qenë e dy përfaqësuesve të BE-së në dialog dhe nuk jam fare e kënaqur më mënyrën se si ata e kanë trajtuar Kosovën dhe në anën tjetër se çfarë përpjekjesh kanë bërë ata që ta nxjerrin Serbinë nga situatat e palakmueshme në të cilat ajo ka renë, kështu nëse flasim për atë besojë që ka mjaftueshëm hapësirë për tu komentuar, por megjithatë unë besojë që këtu duhet që të insistonte Bashkimi Evropianë shumë më shumë se sa ne që ky dokument të nënshkruhej nga ana e Serbisë, në mënyrë që kurdo që ajo të tentonte që të shkelte këtë pranim të këtij dokumente të cilin e ka nënshkruar të fillonte të ndëshkohej dhe të vendosshin masa specifike për veprimet që i ka bërë.
Dhe nëse ata po duan që të mos e fusin Serbinë në këtë obligim, pra ta shpëtojnë Serbinë nga nënshkrimi i këtij dokumenti sepse ndoshta ata po duan ta ruajnë që në të ardhmen ndoshta Serbia të mos vendoset në listën e vendeve të sanksionuara të Bashkimit Evropian, atëherë është tjetër gjë”, ka thënë ajo./teve1/