Shkruan: Arbëresha Kryeziu-Hyseni
Propozimi Franko-Gjerman nuk është i mirë sepse e ka asociacionin në qendër. Ndërkohë që PDK e ka propozuar, nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë Serbe.
Kritikojnë kryeministrin Kurti se për dy vite të qeverisjes së tij e ka humbur njohjen reciproke dhe nuk ka arritur marrëveshje përfundimtare. Ndërkohë që PDK ka qenë e përfshirë në proces të dialogut për 10 vjet, në 33 marrëveshje, asnjë gjithëpërfshirëse dhe pa njohje reciproke.
Shprehin shqetësimin se propozimi Franko-Gjerman ka nene të caktuara që shkojnë përtej kushtetutës. Ndërkohë që marrëveshja e 2015, për të cilën krerët e atëhershëm të PDK-së zotoheshin se është në përputhje me kushtetutën, shkonte përtej saj në 23 nene.