ME MËRGATËN
Betohem se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.
Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë.
Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.
Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.
Të dashur bashkëatdhetarë, ju falenderoj me zemër!
Ju i prini ndryshimit në Kosovë!
#meMërgatën