Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme e në anën tjetër Serbia të favorizohet nga ndërmjetësuesit e BE-së.
Ajo shfaqi kritika ndaj lehtësuesit se nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë e cila, sipas saj, nuk e do normalizimin e marrëdhënieve.
“Cfarë është shqetësuese në këtë rast është që BE-ja qëndron indiferent në raport me këto marrëveshje dhe nuk po e ndryshon qasjen ndaj Serbisë dhe ajo vazhdon përsëri ta shkelë marrëveshjen duke treguar që nuk janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve ndërsa tash e kemi për draftin modern të asociacionit dhe ata prape po e shkelin marrëveshjen duke kërkuar që asociacioni të bëhet në formën që Vuqiçi po dëshiron… dhe pikërisht animi i ndërmjetësuesve po shkakton telashe në arritjen e një normalizim gjithnjë për faktin se kanë dhënë preferenca për propozimet e Vuqiçit dhe në vazhdimësi ka pabarazi në proces dhe kjo është arsyeja se pse Serbia është në pozitë ti shkelë këto marrëveshje”
Kurse për Asociacionin, Kryeziu ka shtuar se Kosova nuk do të formojë nja asociacion me kompetenca ekzekutive. Sipas saj, Qeveria aktuale po korrigjon gabimet e të kaluarës.
“Kosova nuk do ta formoj asociacionin me kompenteca ekzekutive të atillë që e kanë kërkuar Serbia dhe të atillë që e kanë nënshkruar edhe disa politikan tanë në të kaluarën dhe ne i kemi dhënë kriteret tona se këto janë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për një mekanizëm të tillë”, ka deklaruar ajo për RTV21.