Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar qeverinë Hoti, pas ka licensuar afro 39 laboratore për testim për Covid-19 shkruan Radio Star.
Përmes një statusi në facebook, Kryeziu-Hyseni ka thënë se në kohë pandemia, kur kriza ekonomike është rritur dukshëm, licenson laboratore private.
Postimi i plotë:
Bravo Qeveria Koti! Ama bash KOT jeni!
Në kohë pandemie, kur kriza ekonomike po rritet dukshëm dhe kur ju flisni kinse për “pako të rimëkëmbjes”, licensoni laboratore private për testimin për COVID 19.
Kjo do të thotë që qytetarët të mos kenë mundësi as të paguajnë për testim, ndërkohë që ata që do të mund ta përballojnë këtë shumë, të ndihmojnë në përfitimin e laboratoreve private.
Kësaj i thojnë pabarazi, madje edhe në pandemi!