Deputetja e LVV-së nga Gjilani, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar ashpër komunën e Gjilanit, pasi rreshjeve të shiut.
Kryeziu-Hyseni tha se mbrëm pas shiut të madhë, situata doli komplet jashtë kontrollit.
Postimi i plotë:
Krizën tashmë njëvjeqare me ujin e pijes në Gjilan, e arsyetojshin me mungesën e reshjeve të shiut.
Patën vendosë me ja lënë në dorë “atij atje nalt”. Kështu na thojshin.
Mbrëmë, “ai atje nalt”, lëshoi shi me t’madhe. Po situata doli komplet prej kontrollit. Sepse “ai atje nalt”, nuk vjen me ja rregullu këtyre këtu poshtë rrjetet e kanalizimeve dhe as ato të grumbullimit të ujërave atmosferike. As nuk e bënë izolimin e shkollave e universiteteve dhe nuk i ka ai fajet që ju bjen tavani në tokë.
Dhe meqë jemi blloku si shtet për shkak të keqmenagjimit të këtyra ministrave kot të Qeverisë Koti, le ti kalojmë pushimet verore në qytetin tonë.
Propozim: Bibliotekën e qytetit tashmë të uzurpuar, mund ta ktheni në mensë, e oborrin le ta shndërrojmë në kamping. Edhe mund ta menagjojë, për aq sa mundet, kjo e ashtuquajtura drejtoreshë për KRS.