Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, kanë vizituar sonte, pikërisht në natën e ndërrimit të motmoteve, zjarrëfikësit, QKMF-në, AMF-në në Roganë e punëtorët e KEDS në Kamenicë.
Sonte kur secili feston në ambientet familjare, ata janë në krye të detyrës.
Kryetari Rahimaj i ka uruar ata për vitin e ri, duke u uruar punë sa më pak sonte, si dhe i ka falenderuar për kontributin gjatë tërë vitit 2024.