Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.
Mësohet nga insajderi se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.
Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Bastri Shabani.
“Mund të ju konfirmoj se personi që ka shtënë me armë është Qëndrim Januzi. Është ende herët për konstatimin e motivit”, tha Shabani për Insajderin.
Sipas Policisë, dyshohet se personi Qëndrim Januzi ka shtënë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vëllau i reperit Buta që vrau ferizajasin ishte prapa grilave edhe më herët
Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, i është kthyer policisë duke ia drejtuar armën, po njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij e plagos Januzin.
I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij