Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.