Pas rasteve të shumta me Covid-19 ditët e fundit, si në numër të rasteve pozitive, ashtu edhe në viktima, qeveria e Kosovës ka rikthyer disa masa të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, në 4 komuna tjera të Kosovës, në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, tash e tutje nuk mund të lëvizin nga ora 21:00 deri në orën 05:00 shkruan Radio Star.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe nënkryetari Arbër Ismajli, kishin insistuar që qyteti i Gjilanit, mos të ketë kufizim të lëvizjes por qeveria e Kosovës ka vendosur se nga në ora 21:00 nuk mund të lëvizin deri në ora 05:00 e mëngjesit.
Shumë qytetarë nuk e kanë mirëpritur këtë vendim pasi që Gjilani, nuk ka numër të madhë të rasteve, qytetarët thonë se ne nuk mund të krahasohemi me qytetin e Prishtinës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në një konferencë pati thënë se situatën janë duke e menaxhuar dhe nuk është jashtëkontrollit./RadioStar/