Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata me pandeminë është tepër e rëndë, ku edhe tregoi masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.
Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.
Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit.
“E kemi ftuar këtë konferencë për të informuar qytetarët e Kosovës me situatën epidemiologjike në vend, situata është tepër e rëndë kemi përgatitur edhe të dhënat që t’i shohin të gjithë qytetarët…Nuk është kjo situatë vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe e Evropë”, tha Hoti në konferencë.
Ai pohoi se Qeveria ka marrë vendim për masa të reja anti-COVID, i cili pas konferencës do të shkojë për votim në Qeveri,” i dakorduar edhe me akterët e tjerë, pasi masat do të shkojnë përpara”, tha ai.
Masa që vlejnë në tërë territorin, lidhen me kontrollin në hyrje-daljen në kufi, kërkesa që kemi për qytetarët e huaj të prezentojnë testin negative PCR, reduktimi i stafit në vendin e punës, arsimi i lartë të kalojë në formën online, për atë parauniversitar vlejnë manualet nga Ministria e Arsimit. Kemi vendour t’I kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare që të kontrollojnë qytetarët që hyjnë, kemi kërku nga komunat t’i ngrisin shtabet emergjente për të mikëqyr personat që janë të prekur nga COVID-19 në komunat e tyre.