Përgatitur nga: Emrush T.Shkodra
Në një simpozium shkencor rajonal që ishte organizuar në Zagreb të Kroacisë me 1987 në rastin e 130 vjetorit të Tesllës ishte ftuar edhe Profesor Rifat Gjota. Shkencëtari dhe Inxhinieri nga Kosova ishte fituar të shpaloste projektin e tij mbi “motorët komplementarë” në mesin e shumë shkencëtarëve botërore dhe rajonal që prisnin ti shpalosnin projektet e tyre inovative.
Puna disa vjeçare e Gjotës dhe zbulimi që kishte të bënte me motorët komplementarë që ishte bëre pjese e debateve ndër shkencëtare nëpër botë. Tashmë ai ishte gati dhe priste ta shpaloste para botës projektin e tij të përfunduar:
Kur kishte marrë fjalën në simpozium, ai ishte prezantuar si inovator dhe profesor Gjota.
Profesor Gjota, a mund të na sqaroni çfarë janë motorët komplementarë?
Frekuencat e larta që kanë qenë të mirëseardhura dhe aplikohen për shkrirjen e metaleve (nxehja induktive dhe saldimi induktiv) janë të dëmshme në makinat elektrike të cilat kam arritur t’i reduktoj. Me vështrimin specifik hapsinoro-kohor kam ardhur në përfundim se mund të realizohen edhe në praktikë makinat komplementare.
Motorët komplementarë (plotësues), për dallim nga motorët e Tesllës, kanë temperaturë 10 ËC më të ulët, kurse intensiteti i rrymës për lëshimin e tyre bie nga 13A në 1.7A. Nga ana tjetër motori është më përmasa më të vogla, zvogëlohen dridhjet, nuk ka zhurmë dhe vibrime.
Faktikisht, gjeneratori komplementar përfaqësohet nga dy motorë të përgjysmuar për t’u harmonizuar gjatë punës mes vete dhe për ketë shkak ngarkimi i motorit është më i vogël, përfundoi pjesën e parë të prezantimit profesor Gjota.
Si zakonisht xhelozia e madhe ballkanase e shprehur në pikat më të larta, nuk kishte si të mos paraqitej edhe në këtë simpozium të mbledhur më shkencëtarë nga mbarë bota.
Shkencëtari serb R.Petroviç filloi replikën në formën dyshuese duke i thënë të pranishmeve në tryezë, e duke u munduar me injoruar Gjotën: “Teslla vërtetoi sistemin që nuk lejon hapësirë, kurse këtu na prezantohen të gjeturat duke shtuar se kanë vërejtur mundësi të korrigjimeve të atij sistemi, a ka logjikë kjo”, shtoi serbi?
Profesor Gjota i ktheu replikën:
Ju nuk keni mundur të paramendoni aplikimin e numrave imagjinar për të formuar në fakt një makinë ideale trefish komplekse, rezultat i të cilës është makina komplementare. Shkencëtari kurrë asgjë nuk vërteton, por ai vetëm tenton t’i konstatojë faktet. Ligjin e Gjorgj Simonit, të dhënë më 1827, shkenca e pranoi vetëm pas 10 vitesh.
Gjota atij i kujtoi edhe një thënie të një shqiptari të madh.
Bazuar mbi këtë Konica thotë, shtoi Gjota: “Njeriu që thotë të vërteten e kohës së vet e thotë për të gjitha kohët”.
Përmbledhja e seminareve të profesor Gjotës ishte dhënë në Revistës “ERA rinore” në numrin e saj të 8 në vitin 1997.
Revista e ERA rinore në përbërjen e saj kishte intelektual dhe gazetarë shumë të guximshëm, që në kushte të vështira përgjatë okupimit serb arrinin të nxirrnin Revistën ERA për lexuesit e shumtë në Kosovë dhe po ashtu në Diasporë. Duke u bërë kështu pjesë e çlirimit të Kosovës përmes gazetarisë së guximshme e informuese për qytetarët e Kosovës me ngjarjet aktuale gjatë okupimit, më theks të veçantë për të rinjtë.
Revista ERA kishte në fokus rininë që mundohej të ofronte diçka për të ndal eksodin masiv të ikjes që mbretëronte përgjatë viteve 93, 94, 95, 96, 97. Ishin të paketa revista që dilnin në treg gjatë asaj kohe.
Anëtarët e saj ishin: Ardianë Pajaziti, Diturie Hoxha, Emrush T.Shkodra, Xhelil Haziri, Haqif Sermaxhaj, Nefail Haziri, Aziz Krasniqi.
Të gjitha të drejtat e rezervuara:
Për: radiostargjilan.com