Kuarteti muzikor “Crisantema” nga Turqia shfaqi koncert në Gjilan.
Interpretimi i “Bareshës” ishte mahnitës, entuziazmi i publikut dhe duatrokitjet bënë që kënga të interpretohej dy herë.
Quarteti “CRISANTEM” nga Trakya – Universiteti i Edrines të Turqisë, sonte në Gjilan, mbajti koncertin e muzikës serioze me interpretime të mrekullueshme nga Turqia dhe Ballkani.
Kjo trupë muzikore, që ka mbajtur koncerte gjithandej botës, sonte mahniti publikun e pranishëm në ambientin impozant në atelenë museum të dr. Shevqetit.
Në kocertin e muzikës klasike në Gjilan ishte i pranishëm edhe stafi diplomatik dhe ushtarak i Turqisë në Kosovë, të prirë nga ambasadorja turke Kivilcim Kiliç.
/N.B./