Ish-kryeministri, Hashim Thaçi kishte legjitimitetin e plotë demokratik si politikani më i votuar në vitin 2007, që ta shpallte pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar ish-zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
Në përshkrimin e tij për Thaçin, Kuçi përmendi edhe figura historike si Ismail Qemali dhe Skenderbeu.
Ai shtoi se figurave me një peshë kaq të madhe politike, kur vdesin u rritet edhe më shumë kontributi.
“Njeriu më legjitim në atë kohë, në emër të popullit të Kosovës, partia fituese, kryetari me më së shumti vota ishte z.Thaçi. Përvec legjitimitetit politik, ai e kishte edhe atë moral, pasi identifikohej me luftën për liri të Kosovës. Ishte njeriu kryesues i delegacionit të përfundimit të luftës në Kosovës, njeriu kryesor i leximit të dreklatarës së Kosovës. Nuk është pronësi e një individi, por fat i një individi. Edhe Ismail Qemali ka qenë në pozitë të njëjtë. Unë mendoj që me legjitimitet demorkatik, pasi të vdes dikush rritet itibari, por legjitimitet demokratik nuk kam asnjë dilemë për Isamil Qemailin, por z.Thaçi ka qenë i dalur nga zgjedhjet në nëntor 2007. Njeriu më i votuar në Kosovë. Edhe Skenderbeu në kohën e tij, dikush e ka kundërshtuar. Edhe Ismail Qemalin”, tha tutje Kuçi në Kanal 10.