KOMUNA E GJILANIT
DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM
Këshilla të rëndësishme për siguri në përdorimin e fishekzjarreve gjatë festave të fundvitit
“KUJDES ME FISHEKZJARRET”
Mos lejoni që fëmijët të kenë qasje në përdorimin dhe ndezjen e fishekzjarreve
Ruani fishekzjarret në një vend të ftohtë, të thatë dhe larg fëmijëve
Asnjëherë mos mbani fishekzjarre në xhepat tuaj
Mos ndizni fishekzjarre nën ndikimin e alkoolit
Ndezja e fishekzjarreve bëhet në hapësira të hapura, larg qytetarëve, shtëpive ndërtesave dhe autmjeteve
Mbyllni dritaret, dyert gjatë festave kur ndizen fishekzjarret
Vendosni syzet e sigurisë sa herë që jeni duke përdorur fishekzjarre
Mos eksperimentoni ne shtëpi me fishekzjarre,ato mund te jenë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse
Mos tentoni të rindizni një fishekzjarre që nuk ka shpërthyer, prisni 20 min dhe pastaj futeni në kovë me ujë
*Bëni me kohë pastrimin e oxhaqeve të shtëpive
*Mos e hudhni hirin me prush në kontejnera
*Kujdes me ndriqimin festiv në ambientet e brendëshme
*Kujdes me fishekzjarret gjatë festave të fundvitit
Të gjitha këto shkaktojn zjarre dhe rrezik të përgjithshëm, të cilat janë të sanksionuara me ligj, sepse rrezikojn jeten tuaj dhe të tjerëve.
DREJTOR I DMSH-SË SAMI SPAHIU