Posta e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, të mos klikoni asnjë link që ju vjen në tekstin e këtij mesazhi, si dhe mos jepni informacion sepse mund të marrin të dhënat tuaja.
Bëhet fjalë për disa mesazhe që dërgohen kinse “adresa nuk përmban numër shtëpie, andaj duhet përditësuar adresën sa më shpejt që është e mundur”, raporton Paparaci.
“Këto mesazhe nuk janë të Postës së Kosovës! Informatat zyrtare të Postës së Kosovës mund t’i gjeni vetëm në rrjetet tona sociale ose webfaqen tonë”, thuhet tutje në njoftimin e postës.