Një menaxher i një filiali në një bankë në Gjilan ka raportuar në Policinë e Kosovës se përmes bankomatit në atë filial një person i panjohur kishte deponuar një shumë të parave, ku një kartëmonedhë 50 euroshe dyshohet se është e falsifikuar.
Policia në raportin 24 orësh ka thënë se e ka iniciuar rastin.
Si dëshmi është marrë monedha në fjalë për ekzaminime të mëtejme.