LETËR E HAPUR PËR KOMANDANTIN E POLICISË NË PRESHEVË
I nderuara komandant Marijan,
Këtu janë flamujt. Nëse keni frikë nga albanofobia, unë nuk e kam atë problem, për asnjë komb dhe fe!
Në vend që të jeni model për qytetarët e Preshevës, duke ndërtuar ura paqeje, ju duket se po përpiqeni të shqiptoni sa më shumë gjoba, duke krijuar tensione në atë mënyrë.
Si drejtor i institucionit ju kujtoj se nuk e kam problem të respektoj Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Serbisë.
Gjatë gjithë ditës tentoni të bëni fotografi, nëse flamuri i Republikës së Serbisë qëndron në ndërtesën e shtëpisë së Kulturës – dhe ja lajmërimi përmes rrjeteve sociale se flamuri qëndron.
Unë i respektoj ligjet e Republikës së Serbisë dhe mundohem të kontribuoj në jetën e përbashkët në zonën tonë, kështu që do të ishte mirë që të paktën të ndiqni shembullin tim.
Para dy ditësh, e kam njoftuar opinionin, që sjellja e komandantit të policisë, është si në vitet e 90-ta. Vetë Komandanti i policisë ka bërë shkelje të Kushtetutës së Serbisë, ku në ligjet e saj shkruan bukur mirë se tubimi i brendshëm nuk lajmërohet në polici.
Tubimi në fjalë ka qenë për aktivitetin e Fondacionit Humanitar të Luginës së Preshevës, përkatësisht për 25 vjetorin e themelimit të saj.
Shtëpia e Kulturës është servis i kulturës së qytetarëve të saj, të secilit nacionalitet e fe.
Tani, sot vendosa edhe flamurin e shtetit, sepse, tërë ditën ka bërë kontrolle nëpër oborr të Shtëpisë së Kulturës.
Thërras gjithë spektrin politik të Luginës, pa marrë parasysh naciionalitit, ta dënoj këtë akt të komandantit në fjalë…
Me shpresën se do të ndryshoni qëndrimin tuaj.
Pershendetje te ngrohta nga Kujtim Sadriu, ud drejtor në shtëpinë e Kulturës në Preshevë.