Nga sot ushtrues i detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”
Sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisës së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, zoti Naser Nuredini më dorëzoi detyrën ashtu sikur se e ka zakoni, rregullat dhe tradita jonë.
Ashtu siq potencon Mahtama Gandi “Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.”
Andaj, unë i ftoj të gjithë ata që mund të kontribuojnë për ngritjen e aktiviteteve kulturore si, shoqatat kulturore artistike, organizatat joqeveritare, shoqatat e shkrimtarëve, piktorë, fotografë, valltarë etj. për të bashkpunuar për të mirën e Preshevës.
Pasi që unë do të jem i hapur për bashkpunim dhe mbështetja ime nuk do të mungojë.
Zoti Naser Nuredini më njoftoi se me cilat sfida do të ballafaqohem edhe ate:
-Legalizimin e Shtëpisë së Kulturës
-Zgjidhja e konteksteve të pronësisë
-Zgjidhja e elaboratit kundër zjarrit
-Rregullimi i nxemjeve
Që tani e tutje këto obligime do ti bartë unë dhe besoj që këto procese në bashkpunim me Kryetarin e Komunës, bashkpuntorë dhe organet tjera do të përpiqem ti realizoj.
Synimet e mija janë:
-Transparenc e bugjetit të Shtëpisë së Kulturës ku qasje do të kenë të gjithë qytetarët
-Themelimi i Grupit folklorik
-Themelimi i Grupit të valltarëve
-Teatri për fëmijë
-Teatri amatorë
-Kinemaja
-Sigurim i një kombi-busi për aktorët etj.
-Shfrytëzim të hapsirave për të gjithë ata që i kontribuojnë kulturës por në bazë të dispozitave ligjore.
Uroj që dashamirët e kulturës, bashkatdhetarët dhe atëdhedashësit do të kontribuojnë dhe të më mbështesin në këtë rrugëtim.
Faleminderit për mikpritjen dhe respektin që treguan aktorëve dhe puntorëve në të arritur në Shtëpinë e Kulturës.
Falemindeti të gjithë atyre që ma besuan.
Lus Zoti që në fund të dal faqebadhë nga ky institucion dhe të lë gjurmë.
👋