Kosova të hënën zhvilloi betejën e radhës drejt “EURO 2020”, teksa mbi 12 mijë tifozë dhanë mbështetje “Luanëve” të Bernard Challandes të triumfojnë në duel me Malin e Zi (2-0), shkruan Gazetasheshi.com.
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte fantastike, derisa tifozët “Dardanët” nuk u ndalën për as edhe një minutë të vetme.
Përpara ndeshjes ata kishin përgatitur një koreografi të jashtëzakonshme e cila mbulonte gjithë tribunat e stadiumit.
Tifozët kosovar u detyruan të qëndronin në stadium deri në daljen e tifozëve malazez nga stadiumi për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes.
Këtë periudhë kohore e kanë shfrytëzuar disa nga tifozët e Kosovës të cilët e kanë pastruar stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një kulturë e lartë qytetarie, e cila shihet rrallë herë në stadiumet tona./Gazeta Sheshi/