Kunati i anëtares së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiut do të garojë për deputet me listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Se Dardan Krasniqi më 28 dhjetor i hyn garës me listën e tyre e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së partisë, Daut Haradinaj.
Haradinaj e ka konfirmuar po ashtu se Agim Çeku do të jetë në listën e tyre.
“Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi Haradinaj, në Klan Kosova.









