Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Prandaj është përpjekje që do të dështoj.
Në tri palë zgjedhjet e fundit në Kosovë, votuesit e Republikës së Kosovës, besimin për udhëheqjen e vendit ia kanë dhënë Lëvizjes Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, është vërejtur mungesa e vullnetit të partive parlamentare që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, me shpresën e secilës prej tyre se në zgjedhje e reja do të fitonin më shumë vota.
Në zgjedhje e reja të përkohshme parlamentare që ndodhën me 28 dhjetor të vitit 2025, Lëvizja Vetëvendosje përsëri u rangu e para. Pas konstituimit të Kuvendin dhe Qeverisë, nuk u arrit marrëveshja për zgjedhjen e presidentit edhe pse të gjithë kërkonin një kandidat koncensual, opozitarët nuk propozuan asnjë kandidat edhe pse Vetëvendosja kërkoj tri propozime nga opozita, ata (opozita) as nuk propozuan dhe as nuk e votuan njërën nga kandidatet e propozuar nga Vetëvendosja, kështu vendi, për herë të dytë, pa nevojë, shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në këto zgjedhjet të treta parlamentare, brenda 16 muajve, në të cilat rreth 20% e votuesve, të pakënaqur me sjelljet e partive në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit 2025, nuk doli në zgjedhje, por shumica e atyre që dolën votën përsëri ia dhanë Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj.
Tani kur për herë të tret votuesit qeverisjen e vendit ja besuan Lëvizjes Vetëvendosje. Refuzimi i pranimit të vullnetin të shumicës së votuesve, të shprehur në zgjedhje, është i pakuptimtë. Prolongimi i pranimit të vullnetit të qytetarëve vetëm sa e dëmton vendin por as prolonguesve nuk ju sjell asgjë të mirë.
Derisa në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit 2025 partitë e fajësonin njëra tjetrën për mos arritjen e marrëveshjes për president, pas zgjedhjeve të qershorit 2026 situata u qartësua.
Këtë herë Vetëvendosja arriti të merret vesh me LDK-në për një kandidat të përbashkët, të propozuar nga LDK-ja. Edhe pse për kandidatin e propozuar nuk pati vërejtje nga asnjë parti, gjashtë deputet të LDK-së, dhe dy partitë tjera opozitare, deklaruan se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar.
Këtë herë, refuzuesit u deklaruan hapur se këtë po e bëjnë me qëllim të pamundësimi të fituesit të zgjedhjeve ta udhëheq vendin.
Angazhimi për pengimin e partisë që e ka marrë përkrahjen e shumicës së votuesve në zgjedhjet të lira është përpjekje për ta penguar vullnetin e popullit të shprehur tri herë brenda 16 muajve, përmes votimit të lirë dhe demokratik, kjo në të vërtetë është përpjekje e hapur për ndryshim të sistemit demokratik.
Kur kësaj ia shtojmë edhe deklaratat e disa eksponentëve të caktuar të opozitës se partin në pushtet duhet rrëzuar me dhunë, kjo pastaj qartëson plotësisht angazhimin për përmbysje të demokracisë dhe instalimin e diktaturës.
Angazhimi për zgjidhje të krizës, të shkaktuar qëllimisht, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe sistemit demokratik është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për vendin, madje edhe për vetë ata që për interesat e tyre të momentit, janë gati të përmbysin çdo gjë me vlerë në këtë vend. Është përpjekje që do të dështoj.










