Reagimi i plotë:
Sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal na erdhi si kërkesë nga DKA-ja në Gjilan që të hyjë si rend dite kërkesa: Formimi i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore të komunitetit serb në Gjilan.
Unë u shpreha kundër kësaj kërkese përvec si e jashtëligjshme të vije në seancë të jashtëzakonshme, shtova faktin se shkollat fillore të komunitet serb që veprojnë kudo në territorin e Kosovës punojnë me kurrikulat serbe pra nuk njohin dokumentet zyrtare të republikës së Kosovës e të njejtën kohë bllokojnë Abetaret e gjuhës shqipe në kufi për fëmijët nxënës shqiptarë në Preshevë e Bujanovc.
Urojmë që Qeveria e re të i dal zot kësaj pune dhe shkollat e komunitetit serb të punojnë me kurrikulën e Kosovës, sepse jetojnë në Kosovë e të zgjidhet edhe çështja e teksteve edhe në Bujanov, Preshevë e Medvegjë.
E di që në seancën e radhës kjo cështje do kaloj, mirëpo ishte si revoltë ndaj asaj që po ndodh tash e sa vite pas luftës.
Festa Shabani
E pavarur