Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, disa kryetar të rinj të komunave kanë nisur të bëjnë pranimin e detyrave.
Një nga befasitë më të mëdha në këtë proces zgjedhor, ishte edhe Komuna e Gjilanit.
Kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni arriti ta mposhtë kryetarin e deritashëm të Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Por, kur do të pranoj detyrën Hyseni dhe me kë do të qeverisë?
Kryetari në ardhje i Gjilanit, ka thënë se nesër do t’i dërgojnë ftesat për asamblistët e rinj.
Nga kjo ditë, sipas tij, mund të shkoj maksimalisht një javë deri sa të mblidhet asambleja dhe ai ta jap betimin si kryetar i ri i kësaj komune.
Gjatë kësaj jave, Hyseni ka thënë se planifikon t’i kontaktoj edhe partnerët e mundshëm për bashkëqeverisje.
“Ende nuk kemi nis, gjatë kësaj jave besoj se do të fillojmë me i kontaktu. Ende nuk kemi vendos për atë pjesë”, ka thënë Hyseni për Indeksonline.
I pyetur se a mund ta ketë LDK-në në koalicion, ai ka thënë se ende nuk e di dhe nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje.