Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhet prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Dallimi është se ky Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës. Pasi shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonjë mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.
Shkruan: Refik HASANI
Kurse pakica serbe në Kosovë, pasi me pakon e Presidentit Martti AHTISAARI, është paraparë si shtet multietnik, janë favorizuar, pasi u shtuan komunat serbe dhe u zgjeruan ata ekzistuese.
Tani, pas bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013 u dakorduan edhe për formimin e një Asociacioni të Bashkësive të Komunave Serbe. Më datën 25 gusht 2015, në Bruksel, u nënshkrua Marrëveshja midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe të Kosovës.
Pas protestave dhe kundërshtive të madha, nga Presidentja e Republikës së Kosovës kjo marrëveshje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Një aktgjykim është bërë sot më datë 23 dhjetor dhe sugjeron që është në shpërpushje dhe disharmoni me frymën e kushtetutës së Kosovës.
Dallimi është, që më 12 shtator shpallën Asociacionin e Komunave Shqiptare ku përveç që kanë Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka njëzet këso Këshilla. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kanë shpallur Asociacionin e Komunave Shqiptare kur do të dërgohet në instanca më larta nacionale si që është Gjykata Kushtetuese e Serbisë etj.
Këto tri komuna do të mundë të dërgojnë lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Para se të marr këtë rrugë për ligjshmërinë e shpalljes së këtij Asociacioni Shqiptarët do të duhej të kenë dijen, vullnetin por edhe të koordinojnë bashkërisht që të tregohen unik me njëri tjetrin.
Mbi të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet tjera që nuk u pajtuan me disa detaje me rastin e shpallje së këtij Asociacioni. Edhe grupet punuese që janë caktuar me rastin e themelimit nuk dimë sa kanë kryer punën.
Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani formë dhe përmbajtje në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës. Asociacioni i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende është në ,,Inkubator’’, që i duhet ende të rritet tek pastaj Asociacionin e Komunave Shqiptare duhet menduar kur të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë nacionale apo Evropiane do vendoset në favor të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator 2015.