Frashër Krasniqi, deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, që kanë dalë nga Vetëvendosje, ka vazhduar fjalën që para disa ditësh i ishte ndalur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Frashër Krasniqi sërish ka akuzuar deputetët e LDK’së dhe të PDK’së se i kanë quajtur terroristë katër aktivistët e akuzuar për gjuajtjen e Kuvendit me zollë.
“Na kanë quajtur në këtë foltore për terrorizëm”, ka thënë Krasniqi.
“Kur gjykata të vendosën të na dënojnë pa asnjë fakt, deputetët nuk folën më. Sepse gjykatat ua kishin kryer punën”, ka vazhduar ai.
Kur gjykata e apelit vendosi me na liru, atëherë Kadri veseli vendosi të na ndalë fjalën
Tutje, ai i ka thënë Veselit se po sillet sikur të ishte shef i Kuvendit, pasi ia kishte ndalur fjalën ditë më parë në një nga seancat.
“Kështu ka mujt me u sill sa ka qenë në SHIK por tash është kryetari i Kuvendit”, ka thënë deputeti i GDP’së.