By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kur pritet të filloj rindërtimi i stadiumit në Gjilan, dhe sa është kostoja e saj
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kur pritet të filloj rindërtimi i stadiumit në Gjilan, dhe sa është kostoja e saj

Përditësimi i fundit: May 15, 2020 11:55 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të plotësimit të infrastrukturës fizike sportive, po vazhdon me investimet e saj. Investimi i radhës është në Gjilan në shumën prej 4,6 milion euro, në rindërtimin e stadiumit të qytetit.

- Advertisement -

Përkitazi, për këtë projekt kapital, në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi sot ajo dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të projektit “Rikonstruktimi i Stadiumit të Gjilanit, Kategoria e IV”, projekt i cili do të implementohet gjatë viteve 2020-2022.

Sipas memorandumit, obligimet financiare 100% i merr përsipër MKRS-ja dhe cakton organin mbikëqyrës të realizimit të projektit, ndërsa Komuna e Gjilanit do t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe të dyja bashkë, MKRS-ja dhe Komuna, do të kujdesen për implementimin e projektit.

Përpos memorandumit, në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Gjilanit, Haziri, u bisedua edhe për projektet tjera të përbashkëta që kanë MKRS-ja dhe Komuna, që pritet të realizohen në Komunën e Gjilanit.

Ministrja Dumoshi tha se nëpërmjet këtij memorandumi që kanë nënshkruar sot, i është hapur rrugë standardizimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit konform kritereve evropiane.

“Që nga marrja e detyrës, jam interesuar që të shqyrtoj projektet sipas prioriteteve dhe duke pasur parasysh këtë fakt, kemi marrë përsipër të iniciojmë projektin për të cilin nënshkruam sot memorandumin me kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri, e që do të konkretizojë me një stadium të mrekullueshëm të qytetit. Si MKRS, ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që po u mundësojmë një hapësirë moderne e me standarde sportistëve të Komunës së Gjilanit,” u shpreh ndër të tjera ministrja.

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës që udhëheq ai dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Gjilanit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer duke rezultuar me investime që kanë qenë në dobi të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

“Dorëzuam armët bërthamore, pësuam luftën”, Zelensky kushtëzon paqen me Rusinë
PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA
Shpërthen në lot polici gjatë protestës në Drenas
NGA JAVA E ARDHSHME NISIN ZGJEDHJET NË LDK
Mos ia mësyni vendkalimit në Merdar, mbi katër orë pritje për të dalë nga Kosova
Artikulli i mëparshëm IKSHPK apelon qytetarët: Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Artikulli tjetër Sot është mbajtur takimi i rregullt me shefat e grupeve të Këshilltarëve Komunal të Gjilanit

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.