Sot, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar që ta shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave.
Ata kanë miratuar mandatin negociues të Këshillit për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.
Por, kur do të hyjë në fuqi liberalizmi i vizave?
Projekt-rregullat do t’iu lejojnë mbajtësve të pasaportave të lëshuara nga Kosova të udhëtojnë në BE pa viza për një qëndrim prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.
Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e hyrjes në funksion të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 janari 2024.