Kadri Rahimaj, kryetari i Komunës së Kamenicës, ka nisur asfaltimin e rrugëve në fshatin Dajkoc, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës në zonë . Ky projekt është pjesë e një serie njoftimesh për përmirësimin e infrastrukturës në secilin fshat .
📢Asfaltimet në Dajkoc
👉Ashtu siç edhe kemi nisur serinë e njoftimeve për përmirësimin e infrastrukturës në secilin fshat, sot po ju njoftojmë për rrugët që janë asfaltuar në fshatin Dajkoc:
1. Asfaltimi i rrugës “Shaban Sylë Krasniqi”,
2. Asfaltimi i rrugës “Nebiu”,
3. Asfaltimi i rrugës “Ali e Zylfi Fazliu”,
4. Asfaltimi i rrugës “Xhafer e Nevzad Krasniqi”,
5. Asfaltimi i rrugës “Rexhep Shem Dajkoci”,
6. Asfaltimi i rrugës “Musli Dajkoci”.
📌Por, në Dajkoc nuk përfundon me kaq.
Jemi në vlerësimin e ofertave edhe për rrugën Kolloleq-Dajkoc-Muçiverc, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.🤩
Për secilin fshat, cep më cep Kamenicës, kushte dhe infrastrukturë e përshtatshme, sipas kërkesës së qytetarit.🫶🏻