Penda e Përlepnicës përveç që është burim kryesor prej nga furnizohen gjilanasit me ujë të pijes ajo është edhe njëra nga bukuritë natyrore të kësaj ane. Por kur qytetarët tregohen të pakujdesshëm dhe e ndotin ambientin përreth, duke hedhur mbeturina, atëherë kjo është e patolerueshme dhe për çdo kritikë ndaj atyre që e keqpërdorin ambientin.
Janë shumë qytetarë që kanë vizituar Pendën e Përlepnicën pas asfaltimit të rrugës, qytetarët e pandërgjegjshëm kanë hudhur mbeturina të ndryshme për skaj liqenit duke i dhënë një pamje jo të mirë Pendës.
Me rritjen e vizitave janë shtuar edhe mbeturinat pranë liqenit.
Radio Star ka siguruar një foto ku shihet se në disa vende të ndryshme qytetarë kanë hedhur mbeturina, por përgjatë rrugës nuk mungojnë as gjësende të ndryshme të hedhura nëpër hapësira ku nuk është e lejuar apo e destinuar për mbeturina./RadioStar/