Shpesh herë duke u munduar të shpëtojnë jetën e të tjerëve, zjarrfikësit rrezikojnë jetën e tyre.
Për zjarrfikësit, viti 2019 ka qenë me intervenime e sfida të shumta.
Zjarrfikës është një punë e vështirë, pasi nuk e dinë me çka ballafaqohen deri në momentin kur mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
Brigada e Zjarrfikësve të Kosovës në Gjilan, ishte pika e dytë e vizitave të kryetarit Haziri mbrëm vizitoi institucione e vendit me rastin e festës së ndërrimit të motmotit.
Në vizitën e mbrëmshme kryetari Haziri tha se pritet që statusi i zjarrfikësve të zgjidhet në vitin 2020.