Në një intervistë në vitin 2000, presidenti Ibrahim Rugova, ishte pyetur nga gazeta gjermane Der Spiegel, lidhur me akuzat e Hashim Thaçit drejtuar Rugovës.
“Imazhi juaj u dëmtuar para një viti, kur u bë publike takimi i juaj me Miloseviqin. Kundërshtari i juaj, Thaçi, ju quajti një tradhtar, te cilin duhet ta pushkatonin menjëherë. A e keni ende besimin tek populli?”, kishte pyetur gazeta gjermane Rugovën.
Ndërsa, përgjigjia e presidentit kishte qenë se kjo ishte një propagandë primitive nga Tirana dhe Beogradi, shkruan “Bota sot”.
“Populli ime kurrë nuk ka qene ne dyshim për sjelljet e mia. Ajo ishte një propagandë primitive nga Tirana dhe Beogradi. Nëqoftese do kishim nesër zgjedhje presidenciale, ato prapë unë do i fitoja. shqiptaret dine t’i çmojnë gjera e vlefshme”, kishte thënë Rugova në intervistën për Der Spiegel.