Venhar Murati u shndërrua hero pasi shpëtoi një person në liqenin e Badocit.
Ai në “Ora Shtatë” rrëfeu të gjithë ngjarjen, dhe se sa e vështirë ishte për të, transmeton Klankosova.tv.
“Patëm bë plan me shku të dielën në Badoc, por kur do Zoti të shpëtosh dikë, ndryshojnë planet. Aty pamë dikë të moshuar, mbi 80 vjet. Fatmirësisht ishim ne aty. Nga ora 10:00 e mëngjesit na bëni një pyetje ‘a është thellë aty?’, na erdhi befasi dhe e vërejtëm që diçka nuk ishte mirë. I la dokumentet para nesh dhe u hodh në ujë. Në momentin e parë menduam që po hynë për qejf, por jo. Kur e pash në atë gjendje, nuk më erdhi asgjë tjetër pos të hidhesha pas tij”, u shpreh Murati.
Murati tha se shpreson që i moshuari të jetë mirë dhe t’i jetë kthyer normalitetit.