Drita u shpall kampione dje, pas fitores ndaj Llapit, duke siguruar titullin katër xhiro para fundit të Superligës.
Interesant është fakti se vetëm një skuadër nga Superliga e uroi – Feronikeli’74.
Të gjitha ekipet tjera heshtën, ndërsa klubi nga Drenasi ishte i pari që e dha shembullin.
Komunikata e plotë:
Urim për FC Drita
FC Feronikeli’74 shpreh urimet më të përzemërta për FC Drita për shpalljen kampion i Kosovës për edicionin 2024/25. Ky sukses është dëshmi e punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të klubit, futbollistëve dhe stafit teknik.
Ju urojmë shumë suksese në garat evropiane dhe shëndet e mbarësi në vazhdim të rrugëtimit tuaj sportiv.
Me respekt,
FC Feronikeli’74