Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.
Ky grafit është vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit, raporton Kossev.
Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Grafitet janë të shkruara me ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, blu dhe e bardhë.
Kujtojmë se situata në veri vazhdon të jetë e brishtë që kur ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.