Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e këtushëm për fillimin e vitit të ri shkollor, me dëshirë që procesi mësimor të ecën mbarë dhe të zhvillohet pa pengesa deri në fund.
‘Jam e vetëdijshme se dëshira juaj për mësim, është shumë e madhe dhe mezi keni pritur ditën që të ktheheni në bankat e shkollës, por në të njëjtën kohë duhet të jeni të kujdesshëm edhe ndaj pandemisë, e cila është një sfidë serioze në këtë rrugëtim tuajin të dijes.
Ne presim që ju t`i respektoni masat mbrojtëse nga kovidi, t`i përkushtoheni mësimit dhe të dilni fitues në të dyja këto beteja – njëra për jetën dhe shëndetin dhe tjetra për ta fituar të ardhmen.
Ëndrrat tuaja të bukura do të ngadhënjejnë patjetër’ – ka thënë Kurteshi-Emini.