Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, ka thënë që ajo ishte fitore “sepse fitoi populli dhe demokracia”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që kjo fitore rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve, “të cilëve do të ju shërbejmë çdo ditë me përpikmëri”.
“Bashkë sot, sikurse më 14 shkurt 2021, sikurse në secilën prej 730 ditëve që lamë pas. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet. Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vet ndryshimi. Ishte fitore, sepse fitoi populli dhe demokracia. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve tanë, të cilëve do të ju shërbejmë çdo ditë me përpikmëri”, ka shkruar Kurti.