Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2025 do të jetë vit i matematikës.
Kurti njoftoi se Kosova do të jetë organizatore e garave të matematikës vitin e ardhshëm nga data 11 deri më 17 prill.
“E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare”, tha Kurti.
“EGMO 2025 do të organizohet me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të matematikanëve shqiptarë, Shoqatës Matematikanëve të Kosovës dhe organizatave e donatorëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë”, tha ai.