Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Gjilanit dhe atë të Kamenicës, ku është takuar me kryetarin Lutfi Hazi dhe Qëndron Kastrati.
Ky takim u zhvillua në kuadër të luftës kundër koronavirusit dhe masave që komunat e prekura kanë ndërmarrë për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.
Nga aty Kurti ka thënë se muaji Prill është vendimtar për Kosovën në luftën me koronavirusin. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë sa më të kujdesshëm sidomos kur shkojnë për t’u furnizuar me ushqim nëpër markete, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm sidomos me shportat dhe me dhe me paratë, ngase ato kanë mundësi më të mëdha për ta bartur koronavirusin.
“Karrocat dhe shportat duhet të dezinfektohen shpesh pas shërbimit me to dhe në anën tjetër, duhet të keni kujdes sa u përket monedhave metalike, po edhe parave të gatshme, sepse ato kanë ndërruar shumë duar dhe do të mundë ta kenë koronavirusin”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net