Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa statistika të Balkan Barometer ’22, ku dokumentohet se qytetarët e Kosovës kanë besim të plotë ose të paktën kanë tendencë t’i besojnë Qeverisë.
Në këto të dhëna, figuron se besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj Qeverisë ka pësuar rritje. Derisa në vitin e kaluar, besueshmëria ishte në 26 përqind, në vitin 2022 ka mbërritur në 68 përqind, transmeton Reporteri.net.
Kryeministri Kurti është krenuar me këtë arritje, derisa tha se niveli i besueshmërisë së qytetarëve ndaj pushtetit në Kosovë është më i madhi në rajon.
“Besimi në qeveri dhe në sundim të ligjit është i domosdosshëm për prosperitetin ekonomik të vendit. Të dhënat e Balkan Barometer ’22 tregojnë se besimi i qytetarëve të Kosovës në Qeveri dhe sundim të ligjit, jo vetëm që është përmirësuar dukshëm, por është më i larti në rajon, bashkë me besimin në perspektivën ekonomike”, shkroi Kryeministri në Twitter.