Pas tensioneve në veri të vendit sot u mblodh Këshilli i Sigurisë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbajnë konferencë për media.
Kryeministri Kurti tha se Serbia nuk po e fsheh se po kërkon rikthimin në Kosovës.
Sipas tij, në esencë Serbia po kërkon luftë.
“Serbia nuk po e fsheh se po kërkon rikthim në Kosovë, në esencë po kërkon luftën që e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë, qershor 1999. Mohimi i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë” – tha Kurti.
Tutje, Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbët.
“Qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëpunim me serbet. Ne jemi qeveria me demokratike dhe progresiste. Duam qe serbet te marrin pozitën qe ju takon” – tha ai.